← Shfleto

Pëllumb Sadushi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në prill të vitit 1937 në Vlorë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin e Naftës e kreu në Kuçovë. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Moskës (Rusi) dhe i mbaroi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1964, po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1986 me temën: ” BIOSTRATIGRAFIA E DEPOZITIMEVE TERIGJENE TË OLIGOCENIT NË ZONEN JONIKE”. Dr. Pëllumb Sadushi së pari punoi si teknik gjeolog në Minierën e bakrit në Kurbnesh, mandej specialist – mikropaleontolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Kuçovës e të Fierit. Specializoi në Akademinë Gjeologjike Nankin (Kinë). Në vitin 1990 e mori titullin “ Bashkëpuntor i vjetër shkencor”, më 1995 edhe “Drejtues i kërkimesh”. Punoi si mikropan teolog në fushën e studimeve biostratigrafike. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në disa studime me bashkautor në 60 tema studimi, 6 monografi, 20 artikuj shkencorë dhe në 20 kumtesa në simpoziume në vend dhe jashtë. U dekorua me “Medalje Pune” kl. I dhe me “Çmimin e Republikes” shk. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.