← Shfleto

Pëllumb Bitri

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1926 në Elbasan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Gorki të Bashkimit Sovjetik më 1954. Pas diplomimit u kthye në Shqipëri si pedagog në Institutin e Lartë të Mjekësisë për lëndën Anatomia Patologjike. Më 1958 u dërgua për specializim në Bashkimin Sovjetik dhe u doktorua në dhjetor të vitit 1961 me temën: ”KARAKTERISTIKAT MORFOLOGJIKE TË KOLITIT DIZINTERI NË MOSHËN E HERSHME FËMIJRORE”(ru). Dr. Pëllumb Bitri dha kontribut të madh shkencor si pedagog. Më 1961 u vlerësua me titullin shkencor docent e më 1972 Profesor. Dr. P. Bitri hapi Katedrën e Anatomisë Patologjike dhe mbajti ligjërata gjatë viteve 1972 – 1980 në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Më 1972 në Francë u specializua në fushën e mikrobiologjisë elektronike të aplikuar në biologji dhe mjekësi. Më 1991 për arsye familjare, e lëshoi Shqipërinë dhe shkoi në Universitetin e Bilbaos në Spanjë ku tash jeton. Dr. P.Bitri ka botuar shumë vepra është shkencëtar i mirëfilltë. Në Spanjë mori titullin “Onoris Cauza në Mjekësi”. Punëtorit shkencor nuk i shikohet mosha, është i vlefshëm edhe si pensionist.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.