Pavli Papazisi
Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës
Lindi më 1931 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Zooteknikës e kreu në ILB të Kamzës më 1955. Pas diplomimit u mor me rritjen e derrit në Raskovec, punoi në Institutin e Kërkimeve Zooteknike të Tiranës, si bashkëpunëtor shkencor dhe përgjegjës i Sektorit Shkencor të Gjenetikës dhe Seleksionimit të kafshëve. Ka hartuar Plane për përmirësimin gjenetik të derrit. Më 1980 mori gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Pavli Papazisi është autor i 15 librave, e 7 prej tyre tekste mësimore. Ka të botuar 20 artikuj shkencorë, 12 broshura, dhe 140 njësi bibliografike për kultivimin e derrit dhe 11 projekte e studime. Më 1995 mori titullin “Profesor”. Dr. P. Papazisi ka dhënë kontribut të çmuar në lëmin e vet, e për punën dhe për kontributin e dhënë është dekoruar me “Urdhrin e Punës“ të kl. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.