Paulin Margjokaj
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1908 në Kçirë të Shkodrës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Shkodër. Fakultetin Filozofik e kreu në Grac të Austrisë ku edhe doktoroi në lëmin e historisë kombëtare (nacionale). Dr. Paulin Margjokaj ka punuar në Vjenë dhe është marrë me çështje të Historisë kombëtare dhe ka botuar në shumë revista të Atdheut të vet dhe në ato jashtë vendlindjes. Si në ato të Vjenës, Minhenit, Romës etj. Dr. Paulinit i kanë mbetur të pabotuara dhe shumë punime në të cilat ka trajtuar Çështjen Shqiptare nga lëmi historiografisë. Së fundit botoi në Romë librin “Lëvizja e madhe për çlirimin kombëtar” e botuar më 1970. Ka botuar edhe në gjermanisht. Vdiq në Vjenë më 1975.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.