← Shfleto

Pashk Gjeçi

Doktor shkencash në letërsi

Lindi në shtator të vitit 1918 në Shkodër. Mësimet e para dhe Gjimnazin e Jezuitëve e kreu në vendlinje. Gjatë shkollimit i mësoi italishtën, greqishtën e vjetër dhe latinishtën. Në vitin 1938 nga Qeveria e asaj kohe mori gjysëm burse dhe regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë, ku në korrik të vitit 1942 diplomohet me gradën “Doktor i shkencave në letërsi”. Pas kthimit në atdhe në shtator të vitit 1947 ndalohet me akuzën “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit”. Në lirim e transferojnë në Fushë Krujë, ku u mor me përkthimin e veprave të mëdha të Letërsisë botërore si të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit, “Odusea” e Homerit. Këto përkthime janë edhe kontribut për kulturën tonë kombëtare. Dr. Pashk Gjeçi për përkthimin e poezive italiane ( Xhakomo Leopoldi), ai u dekorua nga Presidenti italian Çampi me “Ordine della stella, della solidarita Italiana” në vitin 2004. Dr. P. Gjeçi ishte laureat edhe i disa çmimeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, së fundit u laurua nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë e Sporteve me çmimin kombëtar të përkthimit “Fan Noli” për përkthimin mjeshtror të veprës “Fausti” të Getës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.