Partizan Shuperka
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në shtator të vitit 1945 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e nisi në Prishtinë dhe e kreu në Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik – Drejtimi i Zhvillimit ekonomik në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën: ”RAPORTI NDËRMJET NDËRMARRJES DHE SISTEMEVE TË MËDHA EKONOMIKE”(sr). Mr. Partizan Shuperka doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në dhjetor të vitit 1971 me temën: ”TEKNIKA MODERNE DHE FAKTORI I SHOQËRORIZIMIT”(sr). Dr. Partizan Shuperka së pari filloi punën në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës si docent i Ekonomisë politik II, mandej ka ligjëruar disa lëndë të Ekonomisë: Sistemet ekonomike dhe politika e zhvillimit ekonomik, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Dr. P.Shuperka në atë kohë ka qenë doktori më i ri i shkencave ekonomike në Jugosllavi. Ka specializuar në Gjenevë. Ka të botuara 25 punime shkencore, 2 tekste universitare të përkthyera nga serbishtja. Ka qenë prodekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës dhe ka marrë pjesë në shumë projekte për përparimin teknologjik në procesin e zhvillimit ekonomik.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.