← Shfleto

Palokë Berisha

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi në korrik të vitit 1935 në Gurrec të Tuzit. Shkollën fillore e kreu në Tuz, të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik e nisi në Sarajevë dhe e kreu Degën e Pedagogjisë në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1979 me temën: ”ZHVILLIMI I SHKOLLAVE DHE I ARSIMIT NË REGJIONIN E TIVARIT-ULQINIT NË VEÇANTI PËR SHKOLLAT SHQIPE”(kr). Mr. Palokë Berisha doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”SHKOLLAT DHE ARSIMI NË MAL TË ZI PREJ 18781975”(kr). Dr. Palokë Berisha në fillim punoi si mësues në Tuz, mandej në Shkollën Normale në Ferizaj, si edukator në Konviktin e Shkollave të Mesme në Prishtinë, si bashkëpunëtor në Fakultetin Filozofik të Prishtinë ku tash është prof. ordinar i lëndës metodika e punës edukative në këtë fakultet. Dr. P.Berisha ka të botuara një monografi, 4 punime shkencore dhe disa libra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.