Pajazit Nushi
Doktor i shkencave të psikologjisë
Lindi më 1933 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Psikologjisë eksperimentale e kreu në Beograd më 1955. Pas një përvoje të gjatë pedagogjike doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1983 me temën: ”ZHVILLIMI I TERMINOLOGJISË PSIKOLOGJIKE DHE BAZAT SEMANTIKE NË PARACAKTIMIN E SAJË NË GJHËN SHQIPE”. Dr. Pajazit Nushi së pari punoi si prof. i psikologjisë dhe i logjikës në Gjimnaz të Gjakovës, në Normale të Prizrenit dhe në ate të Prishtinës. Më 1963 u zgjodh drejtor i Entit për Përparimin e Shkollave të Krahinës së Kosovës në Prishtinë, mandej prof, i psikologjisë në SHLP të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, ku arriti deri te prof. ordinar i psikologjisë së përgjthshme në këtë fakultet. Ushtroi detyra administrative të nivelit Krahinor dhe Federativ në ish-Jugosllavi. Ka qenë redaktor i Entit Leksikografik “M.Kërlezha” të Zagrebit Redaksia në Kosovë. Është nënkryetar i Shoqatës Mbarshqiptare të psikologëve dhe kryetar për Mrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njerut në Kosovë. Në vitin 2000 zgjidhet antar korespodent i ASHA të Kosovës në Prishtinë. Ka të botuara 8 libra nga psikologjia dhe 6 libre si autor-koautor si dhe shumë trajtesa, kumtesa dhe studime si dhe 20 punima shkencore të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.