Osmanbej Dukagjini
Doktor i drejtësisë – sheriatit
Lindi në familjen e Mehmet Pashë Dukagjinit, nga e cila familje feudale kanë dalë poet e dijetar të mëdhenj. Osmanbej ishte një nga dijetarët më të mëdhenj kah fundi i shekullit XVI. E gjithë shkollimin e bëri në Stamboll. Pas shkollimit Osmanbej ka qenë ligjërues në universitetet e Stambollit, në njërin prej këtyre fakulteteve edhe u doktorua në lëminë e Sheriatit-drejtësisë Islame(1). Nga kjo lëmi Osmanbej ka lënë shumë vepra, komentime veprash, trajtime si dhe një vepër bibliografike “Kadilerët e Stambollit”. Dr. Osmanbej ka qenë Kadi i Stambollit ku punoi gjithë kohën deri në vdekje më 1604.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.