← Shfleto

Osman Osmani

Magjistër i pylltarisë

Lindi në dhjetor të vitit 1938 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe shkollën e nxënësve në ekonomi-drejtimi Përpunimi i drurit, i kreu në vendlindje, më vonë e kreu Shkollën e mesme Teknike-drejtimi Përpunimit i drurit në Beograd, ku e kreu edhe Fakultetin e Pylltarisë-Drejtimi Industria e Drurit dhe diplomoi më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Pylltarisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1986 me temën: “OPTIMIZIMI I PROCESIT TEKNOLOGJIK TË KARRIGEVE ME ELEMENTE TË TORNUARA”(kr). Mr. Osman Osmani së pari punoi si punëtor i kualifikuar dhe me kualifikim të lartë, si dhe teknik në Kombinatin e Drurit të Ferizajt. Më vonë si Inxh. i industrisë së përpunimit të drurit në Ferizaj. Pas Hapjes së Shkollës së Lartë Teknike –drejtimi Përpunimit të drurit Mr. O. Osmani u angazhua si ligjërues i lëndëve profesionale, që nga viti 1983 punoi deri në pension dhe ka të botuar një tekst universitar për Përpunimin e drurit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.