Osman Leci
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në shkurt të vitit 1943 në Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Bujqësorën) në Prishtinë. Fakultetin e SHMN Dega e Kimisë -e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Dega e kimisë inorganike në Zagreb, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1972 me temën: ”HULUMTIMET E DISA KOMPONENTËVE TË ZHVILLUESVE TË SHUMËFISHT NË PROCESIN KROMOTOGRAFIK NË SHTRESA TË HOLLA TË SILIKAGENIT”(kr). Mr. Osman Leci doktoroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 1979 me temën: ”KONTRIBUT NJOHJES SË SINTEZËS SË KOMPONIMEVE HETEROCIKLIKE ME REAKSIONET E CIKOADINIMIT INTRAMOLEKULAR”. Dr. Osman Leci punoi si prof. i kimisë në shkolla të mesme të Mitrovicës, të Prishtinës e mandej u zgjodh asistent i kimisë organike ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Degën e Kimisë të FSHMN të Prishtinës. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume në Kosovë dhe jashtë. Ka të botuara 29 punime shkencore, 2 tekste për shkolla të mesme dhe 3 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.