Osman Ismajli
Doktor i shkencave juridike
Lindi në shkurt të vitit 1949 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Juridik më 1971. Po në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1980 me temën: ” TË KOSOVËS SHQYRTIMET TEORIKE TË PLANIFIKIMIT DHE TË ZHVILLIMIT TË POLITIKËS SË KUADROVE ME VËSHTRIM NË KSA TË KOSOVËS”. Mr. Osman Ismajli doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në janar të vitit 1999 me temën: ”PARTITË POLITIKE SHQIPTARE E SUBJEKTET E TJERA DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS (PERIUDHA 1989 SHTATOR 1998”. Dr. Osman Ismajli në fillim ka punuar në OP.”Elektrokosova” në Prishtinë, kurse më 1972 u zgjodh asistent i Fillet e së drejtës ku edhe ligjëron këtë lëndë në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka të botuara 16 punime shkencore, ka 1 tekst universitar të përkthyer, ka qenë 5 vjet prodekan i Fakultetit Juridik në Prishtinë dhe ligjëron në të dy universitetet e Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.