Omer (Omer Pasha-Akalin) Besimi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1861 në Nardë të Janinës në Çamëri, Omer Besimi e kreu Shkollën IDADIJE-gjimnazin në Prishtinë, Shkollën e Lartë Ushtarake të Mjekësisë e kreu në Stamboll më 1883, ku mori gradën Kapiten i Mjekësisë. Më 1885 u dërgua për specializim për gjinekologji në Paris. Pas specializimit Dr. Omer Besimi u angazhua si prof. i lëndëve të mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë Ushtarake në Stamboll. Dr. O. Besimi shërbeu si këshilltar i lartë në Drejtorinë e Mjekësisë dhe u gradua gjeneral (pasha), e më 1914 zgjidhet dekan i Fakultetit, kurse prej vitit 1919-1921 shërbeu si rektor i Universitetit të Stambollit. Prof. Dr. Omer Besimi si ekspert e përfaqësoi Turqinë në kongreset e ndryshme ndërkombëtare të Kryqit të Kuq. Ky rikrijoi hanën e kuqe turke, hapi shkollën e mamive, spitalin e lindjes së fëmijëve dhe formoi “Shoqatën për mbrojtjen e fëmijëve” në Stamboll. Prof. Dr. Omer Besimi ka hartuar më se 70-80 vepra Mjekësore-ALMANAHUN e Mjekësisë 400-700 faqesh. Më 1935 Prof. Dr. Omer Besimi kaloi si deputet në Parlamentin turk në Ankara, ku vdiq më 1940.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.