← Shfleto

Omer Kaleshi

Magjistër i artit aplikativ

Lindi më 1932 në Sërbicë -Kërçovë. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse Shkollën Teknike në Shkup në vitin 1950. Për shkak të represionit serb u detyrua të emigronte me familje në Turqi më 1956, ku së bashku me vëllezër u vendos në Stamboll. Omeri më 1965 mbaroi Akademinë Shtetërore të Arteve të Bukura dhe u vendos në Paris ku jeton dhe vepron edhe sot. Prej vitit 1963 organizoi ekspozita personale në Stamboll. Ankara, Shkup, Hag, Paris, Leçe, Prishtinë, Londër ku janë më tepër se 60 ekspozita. Mr. Omer Kaleshi është piktor Ultramodern dhe figurativ. Në pikturat tij zotron ngjyra e kuqe. Ka krijuar më tepër se 100 vepra dhe me to është bërë Ambasador i Artit Turk e Shqiptar. Mr. Omer Kaleshi si artist është i pranishëm në Paris, Amerikë, Kanada, Stamboll, Londër, Ankara, Egjipt, Spanjë, Zvicër, Moskë, në Tiranë e Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.