← Shfleto

Nysret Gacaferri

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1936 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1969 me temën: ”ROLI I RESURSEVE NATYRORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË EKONOMISË SË KOSOVËS”(kr). Mr. Nysret Gacaferri në fillim punoi si mësimdhënës në rrethinë të Pejës, pas kryerjes së studimeve punoi si prof. në SHLE të Pejës, ku ligjëroi lëndën Ekonomia politike, prej aty më 1973 u zgjodh ligjërues i Ekonomisë politike në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku ishte ligjërues i lartë i kësaj lënde. Ka të botuara 6 punime shkencore dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.