Nysret Avdiu
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në maj të vitit 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore, Gjimnazin Matematikor dhe Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1983 me temën:” NJË MODEL I MOTORIT ASINKRON ME LUGJE TË THELLA PËR ANALIZËN E REGJIMEVE SIMETRIKE DHE JOSIMETRIKE TË GJENDJEVE STATIKE DHE DINAMIKE”(kr). Mr. Nysret Avdiu u doktorua në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në qershor të vitit 1994 me temën: ” KONTRIBUT RRETH HULUMTIMIT TË PROCESEVE KALIMTARE ELEKTROMEKANIKE TË NGASJEVE ELEKTROMOTORIKE ME MOTOR ASINKRON”. Dr. Nysret Avdiu në fillim punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike të Prishtinës, si bashkëpunëtor dhe asistent e ligjërues i lëndëve: Hulumtimet e makinave elektrike, të makinave elektrike I, II, III. Arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Dr. N. Avdiu ka qenë në specializim në Kanadë është shef i Katedrës së makinave Elektrike në këtë fakultet. Ka të botuatra 10 punime shkencore, një tekst universitar (të botuar) dhe ka marrë pjesë në disa projekte. Ka qenë shef katedre në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.