← Shfleto

Nuridin Mestani

Doktor i shkencve të bujqësisë

Lindi më 1956 në Kuklibeg të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e kreu në Bresanë, kurse Gjimnazin në Prizren. Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”MUNDËSITË E ZËVENDËSIMIT TË BËRSISË SË SOJËS ME BËRSINË E KOLZËS NË TË USHQYERIT E ZOGJËVE PËR MAJMËRI”(kr). Mr. Nuridin Mestani doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”NDIKIMI I BËRSISË SË KOLZËS NË FUNKCIONIMIN E GJËNDRRËS TIROIDE NË ORGANIZMIN E SHPEZËVE”. Dr. Nuridin Mestani ka punuar në Institutin e Blegtorisë dhe Veterinarisë të Prishtinës, prej vitit 1981 punon në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës së pari si asistent i Zooteknikës I dhe Ushqimi i jopërtypësve ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve. Ka të botuara 35 punime shkencore-profesionale si autor koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.