← Shfleto

Nuri Domi

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në tetor të vitit 1959 në Peshkopi. Mësimet fillestare dhe të mesme i mori në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Fizikë speciale e kreu në Tiranë. Ka punuar në Institutin e Fizikës bërthamore të Tiranës, bashkëpunëtor shkencor (1984-1992) si pedagog i Fizikës në Fakultetin e Inxhinierisë dhe të Mjekësisë, diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme specialist për vendet e Evropës dhe të Rusisë, ku ishte drejtor i Drejtorisë për Evropën, Këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Spanjë. Nga International Atomik Energy Agensy i jepet grada “Doktor i Shkencave” në Fizikë në korrik të vitit 1997. Dr. Nuri Domi i ka kryer këto kurse trajnimi. Së pari fitoi konkursin për diplomaci të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, të organizuar në Gjenevë, kursin për diplomaci të organizuar nga U.S. departament of State, Kreu kurse në Roterdam, në Sofje. Ka marrë pjesë në seminare të ndryshme të fushës së diplomacisë në Gjermani e Francë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.