Nuri Bashota
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në dhjetor të vitit 1933 në Gjakovë. Shkollën fillore, gjimnazin e Ulët e kreu në vendlindje, Gjimnazin Real e kreu në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1960. Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin Ekonomik të Beogradit i vazhdoi në Fakultetin Ekonomik të Parisit, kur u kthye nga atje doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit në dhjetor të vitit 1974 me temën: “PRODHIMI NATYRAL DHE FORMAT E TIJ NË KOSOVË“(kr) Dr. Nuri Bashota është njëni nga themeluesit e Fakultetit Ekonomik në Prishtinë ku së pari punoi si asistent i lëndës Ekonomia politike dhe arriti gradën prof. ordinar dhe „Profesor Emeritus“ ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës, ka ushtruar shumë funksione shoqërore-ekonomike në Kosovë dhe në ish Jugosllavi. Është autor i 2 teksteve për shkolla të mesme, 3 teksteve universitare 136 punime shkencore, 18 projekteve shkencore, dhe recenzent i 17 projekteve të përfunduara, mentor për shumë magjistratura-doktorata, Dr. N. Bashota mori shumë mirnjohje si ajo „Profesor Emeritus“ dhe është kryetar i Shoqatës së Ekonomistëve të Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.