Nuri Abdiu
Doktor i shkencave të psikologjisë
Lindi në Sohedoll të Dibrës më 1931. Mësimet e para i mori në vendlindje, Shkollën e Mesme Pedagogjike e kreu në Peshkopi. Studimet e Larta për psikologji-pedagogji i kreu në Institutin Pedagogjik “Lenini” të Moskës (Rusi) më 1955. Pas fakultetit u emërua pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodës. Ka qenë zv/drejtori dhe kryetar i Komisionit Psikologji-Pedagogji. Më 1981 u emëruar shef Katedre në Degën e Mësuesisë për ciklin e Ulët. Ka kryer kurse pasuniversitare për psikologji-pedagogji në Universitetin e Tiranës. Ka mbajtur mësim në Universitetin e Shkodrës. Është bashkautor i 7 teksteve për shkollat e larta pedagogjike, ka botuar 150 artikuj e studime, 39 kumtesa mbajtur në simpoziume shkencore në vend dhe jashtë, 14 kumtesa të botuara. Më 1973 mori titullin “docent”, e më 1991 mori gradën shkencore “doktor i shkencave”, kurse më 1999 titullin “profesor”. Është nënkryetar i Shoqatës Mbarkëmbëtare të Psikologjisë”. Ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Tiranës dhe të Tetovës. Mban dekorata: ”Medalje Pune”(1968), Urdhërin “N.Frashëri” kl. I. dhe titullin “Mësues i Merituar”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.