Nuhi Veselaj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1933 në Reçan të Suhrekës (Therandës). Shkollën fillore e kreu në Suharekë, kurse të mesmen (Normalen) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1980 me temën: ”KONTRIBUT I ASDRENIT NË FORMIMIN E GJUHËS LETRARE SHQIPE”. Mr. Nuhi Veselaj doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1991 me temën: ”STRUKTURA FJALËFORMUESE E EMERTIMIT TË NJERËZVE SIPAS PROFESIONIT NË GJUHËN SHQIPE”. Dr. Nuhi Veselaj filloi si mësues e si profesor i Gjuhës Shqipe në shkollat e mesme të Prishtinës, në Radio Prishtinë, si përkthyes në Fabrikën e Amortizatorëve të Prishtinës. Mr. N.Veselaj merret edhe me krijimtari letrare (vjersha e tregime për fëmijë) dhe ka të botuara 3 vepra letrare. Ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.