Nuhi Preteni
Doktor i shkencave teknike – xehetarisë
Lindi në shkurt të vitit 1937 në Melenicë të Shalës së Bajgorës-(Mitrovicë). Shkollën fillore e kreu në Stantërg, kurse Gjimnazin në Mitrovicë. Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë-Dega e Xehetarisë e kreu në Zagreb më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në të cilin magjistroi në Zagreb në qershor të vitit 1976 me temën: ”GJEOMETRIZIMI I TRUPAVE Nr. 1 DHE Nr. 2 TË VENDIT LUGU I NGJYROSUR TË REGJIONIT XEHEROR TË NOVOBËRDËS”(kr). Mr. Nuhi Preteni doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”KONTRIBUT NË LLOGARITJEN E FITIMIT NË BAZË TË GJEOMETRIZIMIT TË TRUPAVE XEHERORE NË VENBANUMIN BOJA, NOVOBËRDË”. Dr. Nuhi Preteni punoi në Minjerën e Kishnicës dhe Novobërdës, si inxh. e drejtor teknik, mandej në Sekretariatin për Ekonomi në Sektorin e Xehetarisë në Prishtinë. Mësues në SHLT të Mitrovicë, në Bankën e Kosovës si Këshilltar për Xehetari, e mandej edhe drejtor i Institutit. Ka ligjëruar lëndët Bazat e gjeologjisë me matje në minjera dhe metodat gjeofizike të hulumtimit në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka të botuara 7 punime shkencore dhe 1 tekst universitar. Vdiq në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.