← Shfleto

Nimetulla Hafizi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1939 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje (në gjuhën turke). Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës e filloi në Beograd dhe e kreu në Sarajevë më 1969. Specializimin e bëri në Stamboll ku e paraqiti edhe temën e disertacionit të cilën e mbrojti në prill të vitit 1975 me temën: ”LËNDA E LETËRSISË POPULLORE DHE SPECIFITETET GJUHËSORE TË TURQVE TË PRIZRENIT”(tr). Dr. Nimetulla Hafiz së pari punoi si gazetar, si mësues e profesor i gjuhës turke në Prishtinë, më 1975 filloi punën si asistent i gjuhës turke në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar në këtë Fakultet. Ka të botuara 14 libra dhe 1 monografi për shkrimtarët turq në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.