← Shfleto

Nilo Catalano

Doktor i filologjisë

Lindi më 1637 në Katana afër Mesinës në Siçili. Aty e kreu shkollimin dhe u bë misionar Mesinës në Himarë dhe më 1693 u gradua arqipeshkvi i Durrësit. Krahas punës fetare Dr. Nilo u mor edhe me shkrime leksikografike. Dr. Nilo Catalano është leksikograf latin me prejardhje shqiptare dhe është autor i Leksikonit Shqip-Italisht dhe Italisht-Shqip një ekzemplar ruhet në Bibliotekën Rojal në Kopenhagën. Dr Nilo ia vuri themelet leksikografisë evropiane dhe asaj shqip. Leksikoni i Nilos ka një vlerë të madhe shkencore sepse është edhe i pari leksikograf ndër shqiptarët. Dr. Nilo Catalano vdiq në Siçili më 1694.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.