Nikollë Kazazi
Doktor i filozofisl dhe teologjisë
Lindi më 1702 në Gjakovë. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse të mesmet i bëri në Kolegjin Ilirik të Firencës e të Loretos në Itali. Gradat e doktorit të Filozofisë dhe Teologjisë i mori në Romë. Ky ishte doktori i dytë i dyfishtë nga Kosova. Dr. Nikollë Kazazi në Bibliotekën e Kolegjit Propoganda de Fide në Romë zbuloi të vetmin ekzemplar të “Mesharit” të Gjon Buzukut (1555) që sot konsiderohet libri i parë origjinal i njohur në gjuhën shqipe. Dr. N. Kazazi së pari sherbeu si prift si në Vatikan e Bullgari e më 1743 emrohet zavendës më vonë kryepeshkop i Arqipeshkvisë së Shkupit. E përktheu një libër fetar në gjiuhën shqipe kataklizmin “Doktrina e Krishterë”. Ky libër ka rëndësi të madhe historike, gjuhësore, ka 47 faqe 1. që është botuar në Romë më 1743. Dr. N. Kazazi shumicën e kohës shërbeu si prift në Shkup ku edhe vdiq më 1752.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.