Nikollë Gllasnoviq
Doktor i shkencave të sociologjisë së punës
Lindi në dhjetor të vitit 1932 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Nish. Shkollën e Lartë Industriale e kreu në Rijekë më 1961. Mandej kreu studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Politike në Grupin e Sociologjisë së punës në Beograd, kurse në qershor të vitit 1985 doktoroi në Fakultetin e Mbrojtjes në Nish në lëmin e sociologjisë së punës me temën.” ?“(sr). Dr. Nikollë Gllasnoviqi së pari punoi si mësues e arsimtar në dy gjuhët (serbisht e shqip). Punoi si prof. në Shkollën Ekonomike dhe në Normale të Ferizajt mandej në Entin Krahinor për Punësim të Prishtinës, në Bashkësinë Krahinore të Arsimit si ndihmësekretar dhe në fund si profesor në Universitetin e Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.