Nijazi Haxhihamza
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1933 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Gjakovë. SHLP –Dega e Historisë e kreu në Nish. Shkallën e dytë të Fakultetit Filozofik e kreu në Shkup më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1975 me temën: ”ZEJTARIA E KOSOVËS NË SHEKULIN XIX”(sr). Mr. Nijazi Haxhihamza doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në maj të vitit 1979 me temën: ”TREGTIA DHE SISTEMI MONETAR NË MES TË DY LUFTRAVE BOTËRORE”. Dr. Nijazi Haxhihamza së pari punoi si mësues arsimtar dhe profesor i historisë në Rahovec, mandej ka punuar edhe si ligjërues në SHLP.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.