Nijazi Berisha
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1973 me temën: ”MODELI I KONTROLLËS INTERNE NË SISTEMIN VETËQEVERISËS”(kr). Mr. Nijazi Berisha ka punuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.