Nexhmi Rexha
Doktor i shkencavetë të ekonomiksë
Lindi më 1947 në Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Ekonomike) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik – Dega e Marketingut në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1972 me temën: ”STRATEGJIA E MARKETINGUT TË NDËRMARRJEVE NË PARIMET E EKONOMIZIMIT JUGOSLLAV”(kr). Mr. Nexhmi Rexha doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit në korrik të vitit 1979 me temën: ”ASPEKTET TREGTARE TË DIZAJNIT INDUSTRIAL DHE MUNDËSITË E APLIKIMIT NË KUSHTET JUGOSLLAVE TË AFARIZMIT”(kr). Dr. Nexhmi Rexha së pari punoi si ekonomist në Sekretariatin Krahinor të Ekonomisë të Prishtinës. Më 1973 u zgjodh asistent i analizës së afarizmit në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, mandej ligjërues e docent i lëndës së Marketingut dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet ku ishte edhe prodekan. Dr. N.Rexha specializoi Marketingun në Universitetin Ilias të SHBA-ve, mandej në Japoni. Ka të botuara më tepër se 30 punime shkencore anglisht dhe jashtë Kosovës. Ka tekste universitare për marketing dhe është magjistri i parë i marketingut nga Kosova. Dr. N.Rexha aktualisht jeton dhe punon në Zelandë të Re.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.