← Shfleto

Nexhmedin Misiri

Magjistër i veterinarisë

Lindi më 1925 në Shqipëri. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studioi në Fakultetin e Veterinarisë në Sankt Petërburg (Rusi) ku u diplomoi më 1952 dhe doli mjek veterinar. Pas kthimit në atdhe Nexhmedini e filloi punën në Fakultetin e Veterinarisë si ligjërues i lëndëve Farmakologjia dhe Zoohigjiena ku ishte themelues i këtyre dy degëve në këtë fakultet. Ishte autor edhe i dy teksteve: Farmakologjisë dhe Higjina kafshëve. Këto dy tekste janë ribotuar disa herë dhe përdoren edhe tash për studentë dhe mjek Veterinar. Mban titullin “Profesor” dhe është autor i shumë punimeve shkencore në këto dy lëmi. I ka shkruar edhe disa monografi. Kontributi i tij, si farmakolog në Fakultet dhe në shërbimet Veterinare është i madh. Mr. Nexhmedin Misiri kreu specializime dhe studime për përdorimin dhe për parandalimin e helmimit të kafshëve.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.