Nexhbi Veseli
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1955 në Pallçishtë të Poshtme të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tetovë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, kurse doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në korrik të vitit 1996 me temën: ”PLASIMI I PRODUKTEVE TË LËKURËS NË TREGUN NDËRKOMBËTAR”. Dr. Nexhbi Veseli punon si ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.