← Shfleto

Nexhat Turkeshi

Doktor i topo – gjeodezisë

Lindi në janar të vitit 1936 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit – Degët Gjeodezi – Topografi i kreu në Tiranë më 1960. Pas diplomimit u emrua specialist në Ministrinë e Ndërtimit në Drejtorinë e Gjeologji – Gjeodezi. Ka gradën “Doktor i shkencave”. Karriera e Nexhat Turkeshit ka ecur si topograf në projektim-zbatim të punimeve në Hidrocentralin në Bistricës, Vau i Dejës, Komon, Bushat, si dhe në planifikimin e qyteteve: Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, rrugën hekurudhore, tunelin Qafë Thanës, si dhe Fabrikën e Superfosfatit Laç, Krujë, Hidrocentralin e Fierzës. Ka udhëhequr studentë të studimeve pasuniversitare të gjeodezisë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në ndërmarrje me rëndësi të vendit. Dr. N. Turkeshi ka të botuar 5 artikuj shkencorë, 5 monografi, bashkautor i tekstit Gjeodezia dhe 31 vepra të ndryshme. Për punën dhe kontributin shkencor Dr. N. Turkeshi u dekorua me “Urdhrin e punës të klasit II dhe dy herë të kl. I.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.