Nexhat Qehaja
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në maj të vitit 1956 në Rogaçicë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknikën) në Prishtinë. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë Anijendërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1989 me temën: ” VARSHMËRIA E VEGLAVE PRERËSE DHE PRODUKTIVITETI I PUNËS NË PROCESIN E EKSPLOATIMIT”(kr ). Mr. Nexhat Qehaja doktoroi në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë në shtator të vitit 2006 me temën: ” HULUMTIMI I BESUESHMËRISË TË INSTRUMENTEVE METALOPRERËSE GJATË PËRPUNIMIT ME TORNIM TË PISTINETAVE TË AMORTIZATORIT”. Dr. Nexhat Qehaja së pari punoi në OP “Put” në Njësinë punonjëse, Mekanizmi mandej në Xeheroren me Flotacion “Kishnica dhe Novobërdë” si udhëheqës teknik, kurse më 1981 u zgjodh asistent i lëndës Përpunimi me makina në Fakultetin Teknik të Prishtinës, punoi edhe në SHLT të Mitrovicës. Më në fund ligjëron lëndën instrumentet metalprerëse. Ka të botuara 8 punime shkencore-profesionale, 7 dispensa të ligjëratave të autorizuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.