← Shfleto

Nexhat Boshnjaku

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në janar të vitit 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e filloi në Nish dhe e mbaroi në Beograd më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Degën e Standadizimit dhe i përfundoi në Beograd, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”RACIONALIZIMI I KONSTRUKTIMIT DHE I PRODHIMIT TË AMORTIZATORËVE HIDRAOLIKE”(sr). Mr. Nexhat Boshnjaku doktoroi në Fakultetin e Makinerisë - Anijendërtimtarisë të Zagrebit në janar të vitit 1980 me temën: ”HULUMTIMI I MUNDËSIVE PËR OPTIMALIZIMIN E KONSTRUKSIONIT TË AMORTIZATORËVE”(kr). Dr. Nexhat Boshnjaku së pari u punësua në Fabrikën e enëve të emajluara dhe të zinkuara në Gjakovë, mandej asistent në SHLT, në Fakultetin Teknik të Prishtinës më 1974 ku arriti graden prof. ordinar. Ka ligjëruar edhe jashtë Kosove si në Gjermaninë Lindore, Shqipëri, Bullgari. Ka qenë kryetar i Pleqësisë së Fakultetit, shef Katedre dhe prodekan i Fakultetit Teknik të Prishtinës. Ka të botuar 1 tekst universitar, 35 punime shkencore. Ka përkthyer tekste nga serbishtja, anglishtja, gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja. Dr. N. Boshnjaku aktualisht jeton në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.