← Shfleto

Nexhat Abazi

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi në maj të vitit 1948 në Kolibarë të Kërçovës. Shkollën fillore e nisi në Zajaz dhe e kreu në Kërçovë, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë - me sukses të shkëlqyer më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1985 me temën: ”ZHVILLIMI I SHKOLLAVE DHE I ARSIMIT TË KOMBËSISË SHQIPTARE NË R S M GJATË 1945 – 1981”. Mr. Nexhat Abazi doktoroi në Fakultetin e Shkencave Sociale të Tiranës në janar të vitit 1995 me temën.” ZHVILLIMI I ARSIMIT, I SHKOLLAVE DHE I MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 1830 – 1912”. Dr. Nexhat Abazi së pari punoi si mësues në Zajaz, profesor në Gjimnaz të Tetovës, është themelues i Universitetit të Tetovës dhe profesor në këtë universitet, mandej punoi si Këshilltar Pedagogjik në RM. Tash është prof. inordinar i lëndës Historia e pedagogjisë në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.