Nevzat Selimi
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1949 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Sarajevë. Fakultetin Teknik – Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën:”ANALIZA E NXEMJES SË MOTORIT ASINKRON TE NGARKESA E PAPRITUR”(kr). Mr. Nevzat Selimi së pari punoi si inxh. në Termocentralin “Kosova” A. të Obiliqit, më 1974 kaloi si mësimdhënës në Qendrën Teknike në Pejë, kurse më 1975 u pranua asistent i lëndës Elektranat dhe stabilimentet degëzuese I dhe II dhe Elektronika, e ma vonë edhe ligjërues i këtyre lëndëve në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka të botuara disa punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.