Nevruz Koçi
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në mars të vitit 1943 në Gramsh. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin Ekonomik-Dega e Përgjithshme, e kreu në Tiranë dhe në shtator të vitit 1987 e mbrojti gradën “Kandidat i Shkencave Ekonomike” e në qershor të vitit 1993 iu konvertua në gradën “Doktor i Shkencave” dhe më vonë u bë Profesor i Asociuar. Dr. Nevruz Koçi ka qenë shef Seksioni në Komitetin Ekzekutiv të KR. të Gramshit. Mandej pedagog në Fakultetin Ekonomik – Dega e Statistikës në Tiranë, drejtor i Drejtorisë në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës të Tiranës, ndihmëskryetari i Këshillit të Ministrave, pedagog dhe shef i Katedrës së Statistikës në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, drejtor dhe shef i Kabinetit të INSIG-ut. Dr. Nevruz. Koçi ka ligjëruar lëndët: Teoria e statistikës dhe Statistika ekonomike. Është autor - bashkautor i 10 teksteve mësimore universitare dhe i një teksti pasuniversitar dhe parauniversitar. Ka të botuar 9 artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit. Ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit Ekonomik të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.