← Shfleto

Nevruz Kafazi

Doktor i shkencave të agronomisë

Lindi më 1930 në Berat. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studioi në Fakultetin e Agronomisë-Dega e Hortikulturës në Bullgari, ku edhe diplomoi më 1958. U specializua për ullirin në Peruxha të Italisë më 1960 u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Bujqësisë në Kamëz në Katedrën e Pemtarisë. Pas 1990 u zgjodh kryetar i rrethit të Beratit. Ka gradën “Doktor i shkencave”- Pemtaria. Është autor i disa teksteve universitare dhe i disa monografive, ka të botuar një numër të artikujve shkencorë. Dr. Nevruz Kafazi dha kontribut të madh për kultivimin e ullirit në vend, e posaçërisht në rrethin e Beratit. Vdiq në vitin 2002.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.