← Shfleto

Nevila Jojza

Magjistër e shkencave të gjeologjisë

Lindi në mars të vitit 1973 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave i kreu në Tiranë më 1996, ishte në specializim pasuniversitar në Universitetin e Orleanit (Francë), ku në vitin 1999 ka magjistruar. Mr. Nevila Jojza së pari punoi si inxh. gjeologe në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. U mor me studimin e argjileve për problemet e ruajtjes së mjedisit në qendrat urbane. Rezultatet i paraqiti në punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.