Nestor Polimeri
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1940 në Elbasan. Aty i mori mësimet e para, mandej e kreu gjimnazin dhe Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë më 1962. Specializoi Psikiatrinë e më 1984 doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë me temën: ”DEPRESIONI ENDOGJEN UNIPOLAR”. Dr. Nestor Polimeri kreu specializimin në Paris. Më 1968 emërohet pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës. Ishte edhe drejtor i Spitalit Neuropsikiatrik të Tiranës. Ka botuar tekste dhe punime të fushës së psikiatrisë në vend dhe jashtë. Dr. N. Polimeri më 1991 u largohet nga Shqipëria me familje dhe u vendos në Greqi. Atje ishte shef i Klinikës së Psikiatrisë në Spital të Korfuzit. Është dekoruar nga Prezidiumi i Kuvendit Popullor me disa urdhra pune: ”N. Frashëri “ kl. III dhe “Urdhrin e Punës” kl. II. Ishte anëtar i Shoqatës së Psikiatërve të Ballkanit. Vdiq në Korfuz më 1999.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.