Nesrine Imami
Doktor shkence e mjekësisë
Lindi më 1958 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temë: ” KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE DHE SEROLOGJIKE TË RUBELLËS NË KOSOVË“(kr). Mr. Nesrine Imami më 1985 e fitoi bursën nga Këshilli Britanik për Hulumtime shkencore për përgatitjen e doktoratës në Londër dhe doktoroi në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”PËRSOSIA E VAKSINAVE KUNDËR SËMUNDJEVE INFEKTIVE”(an). Dr. Nesrine Imami në fillim punoi në Entin Krahinor të Shëndetësisë në Prishtinë, prej aty shkoi në specializim në Londër, ku kreu hulumtime në lidhje me përsosjen e vaksinës kundër sëmundjeve infektive së bashku me një kolege nga SHBA. Dr. Nesrine Imami punon në Universitetin Mbretëror të Londrës dhe është duke përcjellë magjistraturat-doktoratat e kandidatëve që punojnë në lëmin e vaksinës kundër sëmundjeve infektive.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.