Nesim Vala
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi më 1936 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Gjeografisë - në Zagreb, kurse doktoroi në FSHMN të Prishtinës në nëntor të vitit 1984 me temën: ”APLIKIMI I ASPEKTIT REGJIONAL, KATEGORIAL DHE GJENETIK NË MËSIMIN E GJEOGRAFISË”. Dr. Nesim Vala së pari punoi si mësues, arsimtar e profesor i metodikës së gjeografisë në SHLP”B.Curri” të Gjakovës si prof. i rregullt. Ka të botuara 32 punime shkencore dhe një tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.