← Shfleto

Neshet Rizvanolli

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi në shkurt të vitit 1956 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1987 me temën:” NDIKIMI I HEPARINËS NË KONCENTRIMIN E HORMONEVE TË GJËNDRËS TIROIDE TE PACIENTËT NË HEMODIALIZË” (kr). Mr. Neshet Rizvanolli së pari punoi si mjek e më vonë u zgjodh asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Prej vitit 1991 punon në ordinancë private në Gjakovë. Mr. N.Rizvanolli ka të botuara 11 punime shkencore dhe është koautor i 3 teksteve universitare. Ka edhe 2 tekste të përkthyera nga serbishtja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.