Neshet Koshi
Doktor i shkencave në kulturën fizike – kineziologjisë
Lindi në mars të vitit 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e mesme ( të Fiskulturës) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Beograd më 1965, Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup ku edhe magjistroi në prill të vitit 1977 me temën:”SHKALLA E KËRCIMIT E MATUR NË MËNYRË KLASIKE NË KUSHTET E GJUAJTJES HORIZONTALE NË RRAFSHIN E PJERRËT”(ma) . Mr. Neshet Koshi doktoroi në lëmin e gjimnastikës në Fakultetin e Kulturës Fizike në Beograd në qershor të vitit 1989 me temën” ? “. Dr. Neshet Koshi në fillim punoi si profesor i Fiskulturës në Gjimnazin XII të Beogradit. Ka qenë Gjykatës federativ i gjimnastikës artistike të Jugosllavisë dhe anëtar i reprezentacionit të Jugosllavisë në gjimnastikën artistike. Me themelimin e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë punoi si mësimdhënës i notit, i gjimnastikës dhe arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara më tepër se 20 punime profesionale, dhe libra të kulturës fizike për shkolla fillore dhe të mesme si dhe disa përkthime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.