Neset Saiti
Doktor kineziologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1941 në Saraj të Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e mesme të Fiskulturës e kreu në Shkup. Fakultetin e Kulturës Fizike (DIF-in) e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1997 me temën: ”NDIKIMI I ORËVE TË BASHKARA NË ZHVILLIMIN MOTORIK TË STUDENTËVE”(ma). Mr. Neset Saiti doktoroi në Fakultetin Edukatës Fizike të Shkupit në shkurt të vitit 1998 me temën: ” STRUKTURA E ZHVILLIMIT ANTROPOMETRIK DHE METRIK TE STUDENTËT NË SHKUP”(ma). Dr. Neset Saiti punoi si prof. i Edukatës fizike në Gjimnaz të Shkupit, mandej si profesor i lëndës Metodika e Edukatës Fizike në Fakultetin Pedagogjik në Shkup ku arriti deri të prof. ordinar i kësaj lënde në këte fakultet. Ka të botuara 47 punime profesionale dhe një tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.