Nerimane Kamberi
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi në gusht të vitit 1967 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Belgjikë. Fakultetin e drejtësisë e filloi në Belgjikë dhe e mbaroi në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Filologjisë – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge dhe diplomoi më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi me temën: ”FIKSIONI DHE REALITETI TE VEPRA E MARGUERITE DYRAS”(fr). Mr. Nerimane Kamberi punoi si lektore e gjuhës frënge në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku së pari u zgjodh asistente e gjuhës frënge në këtë fakultet, tani është ligjëruese e gjuhës frënge. Mr. N.Kamberi herët është marrë me shkrime edhe e ka botuar 2 romane dhe 2 përmbledhje punimesh.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.