Neki Juniku
Doktor i shkencave të psikologjisë
Lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Psikologjisë e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Beogradit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”EFEKTI I AKCIOZITETIT NË SUKSESIN GJATË STUDIMIT”(sr). Mr. Neki Juniku doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”ANALIZA-MODIFIKIMI I PËRSHTATËSHMËRISË SË SJELLJES NË KLASË”. Dr. Neki Juniku në fillim ka punuar në Gjakovë, kurse më 1968 u zgjodh asistent i psikologjisë pedagogjike në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndëve Psikologjia gjenetike dhe Psikologjia pedagogjike. Ka të botuara disa punime profesionale-shkencore dhe ka qenë në specializim në Florida të SHBA-s.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.