← Shfleto

Neki Dervishi

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në shkurt të vitit 1950 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Matematikës, e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1984 me temën: ”TOPOLOGJIA DINAMIKE E SISTEMEVE AUTONOME”. Mr. Neki Dervishi doktorua në FSHMN në Prishtinë në janar të vitit 1998 me temën: ”LËVIZJET KOMPAKTE NË HAPËSIRAT UNIFORME TË HAUSDORFFIT”. Dr. Neki Dervishi punoi si prof. i matematikës në gjimnaz të Gjakovës, më 1977 u zgjodh ligjërues i analizës II në SHLP “B. Curri” të Gjakovës e një vit më vonë u zgjodh asistent i matematikës II në FSHMN në Dega e Fizikës ku arriti deri te docent për këtë lëndë në FSHMN të Prishtinës, ku punon. I ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.