← Shfleto

Nehat Likaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1954 në Tiranë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1978. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1994 me temën: ”STUDIM TEORIK I DISA ASPEKTEVE TË DUKURISË SË POLARIZIMIT TË PROVOKUAR, DOMOSDOSHMËRI PËR RRITJEN CILËSORE TË INTERPRETIMIT DHE EFEKTIVITETIT NË KËRKIM – ZBULIMIN E XEHERORËVE SULFURË TË BAKRIT”. Dr. Nehat Likaj së pari punoi si gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës, mandej e kreu kursin njëvjeçar për Informatikë. Ka punuar në ekipin e magnetometrisë për kërkimin e mineralit të kromit. I ka bërë 13 modelime matematikore. Rezultatet e punimeve i ka paraqitur në referate të ndryshme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.