← Shfleto

Nehat Kiseri

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi më 1939 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Beograd më 1964, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në mars të vitit 1977 me temën: ”HULUMTIMET EPIDEMIOLOGJIKE TË SËMUNDJEVE PARADENTALE TE FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE”(sr). Mr. Nehat Kiseri doktoroi në Fakultetin e Stomatologjisë në Sarajevë në prill të vitit 1980 me temën: ”KONSTITUENTËT KIMIKE TË MBUSHJEVE ANALGAME NË MOSTRAT E KUALITETIT”(sr). Dr. Nehat Kiseri së pari punoi si stomatolog në Prizren. Pas specializimit kaloi në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatotlogjisë - në Prishtinë, në fillim si asistent i lëndës Sëmundjet e dhëmbëve dhe arriti deri te prof.inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara një numër të punimave. Vdiq më 1987.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.